Basha: Rama si Enveri kërkon të gënjejë ndërkombëtarët, gënjeshtra nuk hap negociatat por…

816
Sigal

‘Edi Rama po kërkon të kthejë kultin e gënjeshtrës, siç bëri Enveri. Por gënjeshtra nuk na çon dot drejt Europës’, kështu deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha, në ‘Opinion.

Sipas tij edhe Rama ashtu si Enveri po kërkon të gënjejë ndërkombëtarët, por gënjeshtra nuk i hap rrugë Shqipërisë në Evropë.

‘Ndërkombëtarët e dinë që këtu ka krim, ka drogë ka korrupsion, dhe duan të na ndihmojnë që të zgjidhim problemet. PD është në anën e aleatëve perëndimorë, atyre që duan të bëhen pjesë e BE-së. Rama është në anën tjetër, duke thënë se këtu nuk ka drogë nuk ka krim nuk ka korrupsion.

Kush i ndihmon negociatat Rama që nuk i njeh problemet, apo ne që duam ‘i zgjidhim. Enver Hoxha me kultin e gënjeshtrës eci 50 viti. Ideja se do t’ja hedhim ndërkombëtarëve si Enveri , këtë po bën dhe Edi Rama. Gënjeshtrat nuk e ndihmojnë Shqipërinë, e vërteta e ndihmon Shqipërinë. Ne nuk jemi popull trafikant, ne nuk jem i popull kriminel’, tha Basha.