Basha: Rama s’do e zbatojë dekriminalizimin, socialistë largoni kriminelët

444
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur sot votimin me unanimitet të ligjit të Dekriminalizimit në Parlament, por ka theksuar se ka dyshime që kryeministri Edi Rama nuk do e zbatojë këtë ligj, i cili synon largimin e të gjithë personave të inkriminuar nga qeverisja.
“Ka shenja që Rama ska ndërmend ta zbatojë këtë ligj, por unë iu bëj thirrje socialistëve që të mos lejojnë që ata që i shpëtuan dekriminalizimit, të diktojnë e bëjnë ligjin në familjen e tyre politike. Persona të dënuar me precedent diktojnë dhe kanë marrë në dorë PS në shumë qytete. Kjo dëshmon se ai s’ndahet nga krimi,pasi pakti me krimi vazhdon” deklaroi Basha.
Basha ka shtuar se, kjo është paketë e plotë ligjore ndërsa ky votim do të mbahet mend si dita kur e mira triumfoi mbi të keqen.
“Dekriminalizimi është arrtije e madhe për vendin e qytetarët. Vlera më e madhe e këtij parimi është se arriti të sanksionojë dhe u kthye në ligj të detyrueshëm në zbatim, si ide që lindi nga PD e i mbijetoi liuftës dhe intigrave të Ramës. U rrit, u zmadhua nga mbështetja popullore, e partnerëve aq sa u dorëzua shumica që e polli e përhapi inkrimimin nga shtrati ku u ngjit qeverisja” tha ai.
Ai ka falenderuar edhe ndërkombetarët, qytetarët shqiptar dhe ekspertët e PD-së, pa ndihmën e të cilëve, Basha tha se, nuk do e kishim arritur. Ai ka garantuar gjithashtu për zbatimin e këtij ligji nga Partia Demokratike.
“Garantoj qyteatrët se kjo paketë do të zbatohet nga unë dhe PD. Ky është vullnet i padiskutueshëm që e kemi provuar me shembuj konkret” ka thënë ai.
Beteja për votën e lirë, tha Basha ështe beteja e madhe e PD shoqërisë e mbarë vendit. Ne do i prijmë kësaj beteje, shtoi Basha,ku me votë të lirë dhe zgjedhjet e lira do shërohen plagët që ka vendi e qytetarët.
Sigal