Basha: Rama provokoi krizë parlamentare, duhet larguar me çdo kusht

483
Në Forumin e Tiranës për Liri Ekonomike Kryetari i PD-së sulmoi qeverinë si një regjim kleptokrat i cili duhet hequr sa më shpejt. Rama , tha Basha, “provokoi një krizë parlamentare” duke iu referuar shkuarjes në Kuvend të deputetit në gjykim për plagosje Armando Prenga. Lulzim Basha: “ Në 2 vite e gjysmë qeverisje e majta nuk ka demonstruar asgjë socialiste, këta janë shtyrë 2 km djathtas nesh. Regjimi kleptokrat në politikat koncesionare na e ka kaluar dhe ne. Po bëhen gati të japin me koncesion mbledhjen e TVSh shtyllën kurrizore. Po bëhen gati është shprehje me delikatesë sepse e kanë përcaktuar kush do ta marrë. Vëllai i kryeministrit përmes një kompania guackë të paktën kështu raporton BIRN. Në 2 vite e gjysmë qeverisje e majta nuk ka demonstruar asgjë socialiste por ka instaluar në vend një shtet kleptokrat, të inkriminuar. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dialog me parimet e totalitarizmit, nuk ka e nuk mund të ketë rrugë të mesme me kletokracinë e krimin. Thënë kjo ka dhe duhet të ketë dhe kam shpresën se do të ketë një vlerësim transversal demokrat e socialistë. Këta që kemi sot në krye nuk janë as të djathtë as të majtë janë thjesht një grup kleptokratësh të lidhur ne krimin dhe që duhet të ikin bashkë me krimin“ Ky është një rregjim që duhet përballur mundur dhe shkatërruar me themel, këtë e thotë antipodi dhe bashkëvuajtësi i avokat Ngjelës, Fatos Lubonja, një njeri që nuk do puqet kurrë me idetë tuaja apo të miat por që ne duhet të biem dakord me të. Kjo është dhunë. Do ia japim zgjidhen por pasi të largojmë me çdo kusht regjimin dhe nuk ka asnjë rrugë të mesme
Sigal