Basha: Rama presion bizneseve

425
“Çfarë ndodh me ekonominë? Pse është në faliment?”. Për këto tema ka folur kryetari i opozitës Lulzim Basha këtë pasdite nga çadra e protestë. Të pranishëm në protestë ishin ekspertë, biznesmenë dhe qytetarë. Sipas kryeopozitarit, Rama u ka bërë presion bizneseve dhe ata janë detyruar të mbyllin qepenat, pasi nuk kanë mundur të paguajnë taksat dhe detyrimet.
Biznesi i vogël duke filluar nga e hëna e kësaj javë po pëson dhe për përjeton një sulm dhe terror të vërtetë nga flangatet e Ramës dhe Ahmetajt. Me gjoba me presione, me inspektime pas inspektimesh. Këtë e dinë shumë mirë përfaqësuesit e biznesit dhe bëjnë mirë që mediat të heqin censurën dhe autocensurën dhe të pasqyrojnë problemet e biznesit të vogël. Kjo është një dramë që luhet prej 3 vite e gjysëm. Baza e ekonomisë sa vjen dhe tkurret, bizneset mbyllin qepenet. Republika e re do t’i vendosë para ligjit të gjithë ata që kanë vepruar kundër biznesit. Hera e fundit që janë rritur rrogat e sektorit publik ka qenë korriku i vitit 2013, 90 mijë punonjës të sektorit publik rritjen e fundit e kanë patur në vitin 2013.
Ndërsa sektori privat ka patur vetëm rritje të tatimi. Shqiptarët paguajnë karburant dhe energji më shtrenjtë në rajon.
Sigal