Basha: Rama poshtëroi emigrantët, i krahasoi me Elvis Rroshin

521
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të selisë blu ka bërë me dije se koalicioni opozitar është shtuar me një parti tjetër, atë të për Liri, Demokraci dhe Etikë të Arjan Galdinit. Basha tha se koalicioni opozitar po forcohet çdo ditë e më shumë për të larguar të keqen nga pushteti dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme.
Duke folur lidhur me dorëheqjen e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, kryedemokrati ripërsëriti akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij është tutor i Rroshit dhe kriminelëve të tjerë të cilët i mbron me pushtet. “Tutori i Elvis Roshit është Edi Rama, i cili poshtëroi miliona emigrantë shqiptarë duke u thënë që të gjithë jeni si Elvisi. Nuk besoj se emigrantët tanë kanë marrë pjesë në përdhunime në grup apo trafik droge. Kjo tregon mentalitetin e inkriminuar të tij dhe tregon se largimi i Roshit, përtej të qenit një frut i ligjit të dekriminalizimit, është i pamjaftueshëm sa kohë që arkitekti i kriminalizimit të politikës e justifikon krimin”, deklaroi Basha.
Sigal