Basha: Rama po sakrifikon më të mirët për një grusht kriminelësh që i ka veshur me pushtet

562
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ia ka kushtuar ditën e sotme të protestës përpara Kryeministrisë, arsimtarëve në të gjithë vendin, problemeve të mëdha të tyre. Ai deklaroi se vendin në administratë e kanë zënë ata nuk kanë dalë nga shkollat më të mira, por nga galerat. Po ashtu, kreu i opozitës theksoi sërish se “PD nuk do të pranojë kurrë pushtet në tavolinë. Ne duam zgjedhje të lira dhe të ndershme,” – tha ai.

“Edi Rama ka zgjedhur një tjetër model, – tha Basha ndër të tjera. – Në vend që të marrë studentët e Ekselencës nga universitetet më në zë, zgjedh të marrë turpin e Shqipërisë: të dënuar për drogë në burgjet e Italisë, Greqisë, Belgjikës. I zgjedh e i bën deputetë, drejtorë… Ua ka varur si pesha të rënda në qafë një populli arsimdashës dhe kur ne mbrojmë ligjin për dekriminalizimin, shkel ligjin.

Kjo është gjëma e madhe që na ka mbledhur këtu që prej datës 18 shkurt dhe nxjerr sot më 7 Mars, në ditën e Arsimit Shqiptar, zbuluar, modelin tonë kombëtar.

Tani e 130 vjet kemi sfuduar çdo vështirësi, çdo pamundësi për t’u dhënë shqiptarëve plot 6 gjenerata, arsimin më të mirë. Ky është modeli ynë. Nga ana tjetër është antimodeli që sakrifkon më të mirët e vendit, sakrifikon konkurencën si parim të progesit për të mbrojtur një grusht kriminelësh që i ka veshur me pushtet të pakufizuar.

Kjo betejë nuk bëhet që PD-ja të fitojë pushtetin në tavolinë, nuk bëhet për PD-në, por për çdo shqiptar. Ne nuk do të pranojmë kurrë pushtet në tavolinë! Duam zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie të palidhur me krimin dhe drogën!” – tha ai.
Sigal