Basha: Rama përgjegjës për krizën politike dhe ekonomike në vend

437
Pas marrjes së raportit të progresit nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Lulzim Basha fajësoi drejtpërdrejtë Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për mungesën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Fakti është që përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e atij që më 21 qershor pamundësoi zgjedhje demokratike duke shkatërruar procesin zgjedhor. Përgjegjësia është e njëriut që edhe sot e kësaj dite zvarrit pafundësisht konsensusin për dekriminalizimin duke u bërë mburojë e njerëzve që promovoi në Parlament dhe pushtetin vendor, individë vrasës, të lidhur me drogën dhe prostitucionin. Moshapja e negociatave është përgjegjësi e njeriut që nga njëra anë ngre gishtin tek gjyqësori, por nga ana tjetër refuzon të emërojë gjyqtarët në Gjykatën e Lartë sepse përdor si mazha gjyqtarët me mandat të skaduar”, tha Basha.
Sipas Bashës, dëmi që po i shkakton kjo qeveri vendit, nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik. Për këtë ai ripërsëriti akuzat e opozitës për disa emra të kabinetit qeveritar si Ilir Beqajn, që opozita e akuzon për korrupsion me tenderat në shëndetësi, Damian Gjiknurin për marrëveshjen me CEZ, Saimir Tahirin, që e akuzon për lidhje me trafikun e drogës dhe Arben Ahmetajn, për tender korruptiv për landfillin e Elbasanit.
Sigal