Basha: “Rama nuk mund të fshihet nga dështimi në administrimin e punëve të Bashkisë”

483
Sigal

Përfundon rikonstruksioni i çerdhes nr.35, në Njësinë Bashkiake nr. 7

  Me një investim prej 11.6 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës u ka mundësuar 80 fëmijëve të Njësisë Bashkiake nr.7, të kenë kushte shumë të mira, në çerdhen numër 35. Rikonstruksioni total i bërë nga Bashkia e Tiranës ka bërë një riorganizim të ambienteve të brendshme të çerdhes, duke krijuar ambiente  argëtimi, të fjetjes, kuzhinës, lavanderisë, dhomën e mjekut, të psikologut etj. Në ambientet e jashtme është vendosur një kënd lojërash, është rehabilituar i gjithë ambienti, duke u kthyer në një sipërfaqe të gjelbër. Kryebashkiaku Lulzim Basha, i pranishëm në përfundimin e këtyre punimeve ka shprehur vendosmërinë e tij, për të ndërtuar të paktën dhe 40 çerdhe në katër vitet e ardhshme. “Dua të përsëris edhe një herë vendosmërinë tonë, për të proceduar me përfundimin e rikualifikimit të çerdheve të kryeqytetit dhe shtimin e numrit të çerdheve, për një kërkesë që është akoma 40% më e lartë se sa kapacitetet e Bashkisë së Tiranës, në përputhje edhe me planin urbanistik, i cili parashikon ndërtimin e afro 40 çerdheve të tjera në 4 vitet e ardhshme. Është një proces normal, pjesë e angazhimit tonë, të buxhetuar me fondet e Bashkisë së Tiranës por është gjithashtu një proces, i cili nuk do të mungojë në asnjë lagje të qytetit, sipas nevojës, me ndërtim çerdhesh të reja apo rikonstruksion të çerdheve ekzistuese. Ky është një proces, tashmë transparent dhe i mirëplanifikuar, si rezultat i planit urbanistik dhe i buxhetit të Bashkisë së Tiranës” – u shpreh z.Basha. Kryebashkiaku Basha ka theksuar se, punimet që përfundojnë dhe që kanë nisur muaj më parë janë rezultat i konsultimit me qytetarët dhe kërkesave të tyre, nuk janë as rastësore e aq më pak elektorale. “Ajo çka është e re pra, është një mirëplanifikim dhe një vënie tërësisht në shërbim të kapaciteteve të Bashkisë së Tiranës, për qytetarët e Tiranës.  Për këtë arsye, e gjej absurde ankthin që ka kapur ndonjë deputet të Tiranës, i cili frikësohet nga ritmi i punimeve të Bashkisë së Tiranës, sepse në fakt duhet të gëzohet në qoftë se parësor ka interesin e qytetit të Tiranës, qytetarëve të Tiranës dhe jo ankthet elektorale. U them deputetëve të Tiranës apo kandidatëve për deputetë, atyre që nuk janë gëzuar nga këto transformime, të qetësohen, të relaksohen, sikundër e siguroj z.Rama, se, të gjithë komplekset që ka për punët që nuk arriti të kryente në 11 vite dhe që Bashkia e Tiranës po i kryen tani, nuk mund t’i mbulojë duke sulmuar Bashkinë e Tiranës dhe punën e saj por nuk është kurrë vonë për të reflektuar, për të mësuar, pse jo dhe për të kërkuar ndjesë për punën e munguar, në kurriz të qytetit të Tiranës dhe në favor të konfliktit politik”, – theksoi kreu i Bashkisë Lulzim Basha.

  Basha: “Një arsye më shumë, që qytetarët  ta refuzojnë më 23 Qershor!”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp e ka konsideruar kërcënimin që ish – kryetari i Bashkisë Edi Rama  ribëri sot, për anulim të planit urbanistik, si kthim prapa për Tiranën dhe Shqipërinë. Zoti Basha tha se kjo është një arsye më shumë, që qytetarët ta refuzojnë me votë këtë përpjekje të z. Rama, më 23 Qershor. Nuk ka provë më të qartë për qytetarët e Tiranës, por edhe për qytetarët e Shqipërisë,  që Rama kërkon të na kthejë pas, pas në kohën ku pa plan ai mund të zgjidhte sipas qejfit të tij dhe tekave të tij kush fiton dhe kush humb, kush ndërton, sa ndërton dhe cila kompani ndërton, ky është kthim mbrapa. Deklarata e tij është provë e qartë se çfarë dëshiron dhe kërkon të bëjë, për t’ia nisur nga zero dhe për të aplikuar tashmë në nivel vendi modelin klientelist dhe korruptiv, mungesën e zhvillimit, mungesën e perspe

 Basha: “Në 23 qershor, Vora do t’i thotë po alternativës së djathtë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh edhe kryetar i shtabit elektoral të PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, për qarkun e Tiranës, Lulzim Basha, falenderoi dje në mbrëmje , banorët e Vorës për mbështetjen që vazhdojnë t’i japin Partisë Demokratike, me votën e tyre, për të çuar përpara zhvillimin e Shqipërisë. ktivës për qytetin e Tiranës.