Basha: Rama një kopjac gjysmak, varianti origjinal më superior

525
Shefi i opozitës, Lulzim Basha, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se po kopjon platformën e demokratëve për ekonominë.
Në një postim në fb, Basha shkruan: “Kopjac gjysmak e pa vizion që po e lë pa gjumë platforma jonë. Por origjinali është gjithmone superior. Për më shume live nga PD në ora 17”.
Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot ndryshimin e taksave për biznesin e vogël gjatë një takimi që pati me përfaqësues të tij.
Rama e quajti një sukses aksionin për të cilin tani e tutje biznesi i vogël do të jetë aleati në luftën kundër informalitetit. Kryeministri premtoi tërheqjen e inspektorëve të tatimeve nga janari 2016.
Sigal