Basha: Rama-Meta po instalojnë shtetin policor, qytetarët në borxhe

487
Sigal

TIRANE– Politikat fiskale të qeverisë kanë dobësuar ekonominë e familjeve shqiptare, duke zhytur konsumatorët dhe borxhe, dhe duke rritur papunësinë. Kështu është shprehur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, njëher kryetar i Bashkisë së Tiranës, gjatë një tryeze me gratë sipërmarrëse. Duke akuzuar qeverinë Rama-Meta se po instalon shtetin policor, Basha tha se me aksionet e ndërmarra “nuk po zbatohet ligji, por po instalohet frika”.
 
“Të flasësh sot për biznes kërkon guxim të madh, kur shumica e njerëzve flasin për mbijetesën. Biznesi është më i kërcënuar se kurrë, qytetarët janë më të varfër. Sot është më keq në çdo fushë. 1 në 3 shqiptarë sipas statistikave zyrtare është i zhytur në borxh për konsumin e përditshëm, për bukën e gojës. Ky është rezultati i politikave fiskale të qeberisë. Papunësia po rritet, po arrin në nivelin 20%. Shteti në vend që të ulet me sipërmarrësit dhe të diskutojë si të zgjidhet kjo sitiatë, ka vendosur të qendrojë i shurdhët.
 
Ne jemi për shtet ligjor, dhe të zbatimit të ligjit, por tjetër gjë është zbatimi i ligjit, e tjetër gjë shteti policor, që instalon frikën. Nuk është neglizhencë, por është çështje vizionesh që nuk mund të pajtohen me njëri tjetrin, është çështje mentaliteti policor, apo mentaliteti demokratik. Kur njerëzit reagojnë e nisin protestat për bukën e gojës, apo të drejta të shkelura arbitrarisht, nuk janë të ndikuara politikisht. Nuk mbledhin dot paratë e energjisë, dhe ‘ç’bëjnë, rrisin çmimin, heqin fashën. Por zgjidhja nuk është kjo”, tha Basha.

Basha: Të bashkohemi në protesta popullore kundër shtetit policor
Kreu i PD u ka bërë thirrje grave sipërmarrëse dhe gjithë qytetarëve që të bashkohen në protesta popullore për t’i thënë ndal veprimeve ndëshkuese të qeverisë. Sipas Bashës, masat ndëshkuese të qeverisë po dëmtojnë biznesin në vend.
 
“Bashkia do të paraqesë një paketë masash mbështetëse për gratë sipërmarrëse. Ka frymë terrori, goditje selektive, mosdëgjim i zërit të qytetarëve, e gjithë kjo dëmton biznesin, dhe nismën e grave sipërmarrëse. Janë 10 mijë biznese në listën e zezë të tatimorëve. Protesta popullore për të ndaluar këtë dhunë ndaj biznesit. Qeveria të ndalet në rrugën e së keqes, ose përndryshe do ta ndalim me forcën e sovranitetit”, tha Basha.