Basha: Rama-Meta përdorën paratë e buxhetit për të blerë vota

438
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha edhe në mbledhjen e kësaj jave të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryefjala ishin zgjedhjet e 21 Qershorit, duke u ndalur edhe njëherë tjetër tek parregullsitë, që sipas opozitës, vendosën rezultatin. Basha theksoi se fakte të shti-blerjes së votës po publikohen çdo ditë nga qytetarët, ndërsa ai theksoi se dëshmitarë janë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë dhe përbejnë shqetësimin tonë. Kaq tronditëse është e vërteta e vëzhguesve të huaj, sa nuk kanë pritur që ti vënë pas dy muaj damgën. evidentimi i tyre po del me forcë në dritën e diellit c çdo ditë, ku e tregojnë dhe faktet që nxjerrin qytetarë. Marrëzia e horrave dhe zuzarëve të Edi Ramës e Metës nuk është mjaftuar me banda. Kanë shkuar deri aty sa të joshin fëmijët, dhe të vjedhin kartat e identitet të tyre. ka pasur nga ata që kanë marrë dhuratë përgjigjet e provimeve të maturës, apo dhe notën. Hajdutët dhe zuzarët e 21 qershorit, kanë bërë një inxhinierim social të prishjes së të rinjve, modelin e ‘vidh dhe mashtro se kështu do ecësh para’. Se çfarë po prodhojnë dhe do të prodhojnë këto zgjedhje po e lexojmë qartë me dyshen Rama Meta.”, -tha Basha.
Për opozitën, kjo situata ka vënë në lëvizje Qeverinë, e cila po përgatit dërgimin në Kuvend të një projektligji për ndryshimin e buxhetit. “Nëse vjen ky projektligj, grupi ynë parlamentar do të kundërshtojë me të gjithë forcën miratimin e tij. Do të bëjmë gjithçka të mundur, duke pasur në krah edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, BE dhe SHBA, prej të cilëve kemi marrë garancitë më të forta për mbrojtjen e demokracisë, për standardet më të larta zgjedhore dhe për të luftuar të gjitha shkeljet e qeverisë”, paralajmëroi Basha.
Pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, që sipas Bashës, sollën rezultatin e 21 Qershorit, Partia Demokratike do t’i nënshtrohet një analizë. “Po, ne do të marrim parasysh edhe rezultatin e zgjedhjeve, por askush të mos mendojë se duke parë brenda vetes do të harrojmë të shohim përtej vetes. Pushteti i vjedhur apo i blerë nuk ka të ardhme”, deklaroi kreu i PD.
Sigal