Basha: Rama i thoshte bosit të drogës, “s'ka bir ku*** që të ekstradojë ty"

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka lëshuar një bombë duke deklaruar se ka prova që kryeministri Edi Rama ka mbrojtur personalisht Durim Keçin, i cilësuar nga media italiane si njëri ndër bosët më të fuqishëm të drogës.

I ftuar në një lidhje direkte në emisionin Oponion të Blendi Fevziut, Lulzim Basha ka deklaruar se Durim Keçi, i arrestuar pak ditë më parë nga policia në Durrës, është lënë i lirë nga Edi Rama deri më tani, pasi ai i ka shërbyer atij për zgjedhjet, dhe jo vetëm ato të qershorit 25.

Madje sipas Bashës, ka tabulate telefonike, ku Rama i thotë hapur Durim Keçit, se derisa ai të jketë kryeministër, nuk ka bir nëne e bir k*** që ta ekstradojë atë në Itali (ku dhe Keçi është dënuar me 9 vite burgim për trafik droge).

“Edi Rama personalisht ka hequr nga kërkimi i INTERPOL emrin e Durim Keçit. Durim Keçi është rihedhur dy ditë përpara se Rama të shkojë për të takuar Gentilonin (kryeministrin e Italisë)

Ky njeri u ka shërbyer socialistëve në dy palë zgjedhje... e sheh Durim Keçin këtu me këtë personin (tregon foton e Durim Keçit me Blendi Klosin)

Gjatë zgjedhjeve Durim Keçi është në vënë në shërbim të Edi Ramës, perësonalisht. Në vitin 2013, tabulatet e komunikimit të Ramës me të i kanë të gjithë.

Madje e dinë nga tabulatet atëher ku Rama thoshte sa të jem kryeministër nuk ka bir i ashu e kështu që tët kapë ty e të të ekstradojë ty në Itali.”-theksoi Basha.


Lideri i demokratëve ka ironizuar dhe me gazetarin Blendi Fevziu, duke i thënë se i deklaron këto çështje përballë tij për dy arsye, që ai të investigojë më tepër për këtë çështje dhe:

Unë po e them tek ty këtë, se po ta thoja në parlament, sdo më lejonte Gramoz Ruçi.”

Më pas Lulzim Basha ka thënë se tanimë në zonën e Shijakut, Rama ka lidhur marrëveshje me një tjetër familje kriminale, duke e shitur kështu Durim Keçin.

“Në shijak ka dalë një familje kriminale më e fuqishme, që është familja Avdyli. E për hesap të tyre Rama ka lënë Durim Keçin.”-tha Basha.

Kush është Durim Keçi

I cilësuar nga media italiane si “bosi i mafias shqiptare” në vitin 2006 dhe njëri nga të paktët që kishte kërcënuar madje dhe prokurorët italianë, por këtë të mërkurë, ka ardhur fundi për Durim Keçin, i arrestuar nga policia në Durrës.

9 vite është dënuar Durim Keçi nga gjykata e Genovës në 2014, shkatërrim prone dhe armëbajtje pa leje , por pas vendimit ai mundi të arratisej dhe të zhdukej nga Italia duke ardhur drejt Shqipërisë.

Pas disa vitesh liri, Durim Keçi ka rënë në prangat e specialistëve të krimeve të rënda dhe krimit të organizuar në Durrës.

Per te lexuar shkrimin e medias italiane klikoni ketu