Basha: Rama i ofroi shqiptarëve modelin e Roshit, Beqajt dhe Tahirit!

382
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur aty për aty daljes së Kryeministrit, Edi Rama në konferencë për shtyp për ecurinë e negociatave për reformën në drejtësi. Basha në fjalën e ti theksoi se, Rama do të ofrojë një model drejtësie të korruptuar dhe të kapur për të mbrojtur qeverinë e tij të korruptuar. PD, shtoi Basha kërkon që të miratohet një reformë në drejtësi që nuk kapet nga politika.
“45 minuta me figura bombastike, një përgjigje nuk ka. I iku 10 herë nenit 88”, u shpreh Basha duke iu referuar rekomandimit të Komisionit të Venecias për “vendet e rezervuara””, u shpreh kreu i PD-së.
Basha gjatë fjalës së tij u shpreh i prerë se, opozita nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga ndërkombëtarët që po tentojnë të zëvendësojnë Komisionin e Venecias. Ai iu referua këtu ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE-së në Tiranë.
“Është kapur pas fijes së kashtës pas atyre që duan të zëvendësojnë Komisionin e Venecias. Venecia nuk mund të zëvendësohet nga asnjë autoritet dhe institucion tjetër i rruzullit tokësor”, deklaroi më tej Basha.
Sigal