Basha: Rama, “godet më të dobëtit dhe lejon miqtë e tij të ngrenë saraje pa kupon tatimor”

512
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “ka sulur prej 2 muajsh hordhitë tatimore kundër biznesit”. Pas deklaratës së bërë nga kreu i Qeverisë për aksionin kundër informalitetit gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar, ka ardhur edhe reagimi kryedemokratit. Në një deklaratë për mediat, Basha thotë se kryeministri Rama me këtë aksion “godet më të dobëtit dhe lejon miqtë e tij të ngrenë saraje pa kupon tatimor”. “Kryeministri më i paaftë, më arrogant dhe më i dështuar në historinë e 25 viteve është edhe mashtruesi më i madh që nga koha e Nastradinit. Ka 2 muaj që ka sulur hordhitë tatimore kundër biznesit. Me egërsi, padrejtësi dhe selektivitet korruptiv dhe politik kërkojnë edhe kacidhën e fundit. Por i mungojnë 25 milionë dollarë vetëm për shtatorin. 230 milionë dollarë për këto 9 muaj. Fajin nuk e ka biznesi. Fajin nuk e kanë mediat. Fajin nuk e ka as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregtisë që ka guximin t’ja thotë të vërtetat në sy. 

Paratë që mungojnë i ka vjedhur kokoshi 200 milionësh dhe skota e tij. Ky që të merr shpirtin për një kile qepë pa kupon por për vete e për miqte ka ngritur saraje, vila dhe hotele luksi PA TREGUAR ASNJE KUPON. Ky që dërgon larot e Tahirit për të terrorizuar të pamundurit e te pambrojturit, por që narkoministrin e mban në detyrë edhe kur ka pranuar zyrtarisht shitjen e narkotaksisë së luksit AA003GB pa kupon e pa paguar asnjë kacidhe taksë. Ka ardhur koha ta tërheqim zvarrë nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeministër kultin e mashtrimit, dhunës dhe arrogancës. Ti hapim rrugë shansit për një Shqipëri të së vërtetës, lirisë, punës dhe drejtesisë. 9 përqind taksë e sheshtë për biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim për biznesin e vogël dhe rritje e tavanit deri në 12 milionë lekë të reja. Pullë fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogël. Ulje e ccmimit të naftës dhe energjisë. Falje e 100% të kamatë vonesave PA KUSHT. Kështu do të nisim së bashku rrugën tonë drejt një ekonomie të fortë dhe një të ardhme të sigurtë”, thuhet në deklaratën e kreut të PD-së.
Sigal