Basha: Rama e mbron Tahirin se është ‘i kapur’ nga ai

673
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se kreu i qeverisë është duke e mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri sepse është ‘i kapur’ nga ai.
“Prokuroria Shqiptare paraqiti një kërkesë të vetme pas 4 vitesh hetime të Antimafias italiane. Edi Rama e rrëzoi këtë kërkesë. Gjithçka tjetër është propagndë, gjithçka tjetër është mashtrim për t’i hedhur hi syve, shqiptarëve. 
Edi Rama e rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, – tha Basha,- shkeli Kushtetutën dhe ligjin për të mbrojtur Saimir Tahirin. Parlamenti s’ka të drejtë të rrëzojë një kërkesë të bërë konform rregullave. Rama e mbrojti Tahirin se ka frikë nga hetimi i pavarur. Drejtësia është nëpërkëmbur, Vetingu i marrë fund, vendi në krizë morale,
Mazhoranca moralisht ka vdekur, Edi Rama ka marrë fund si kryeministër. Ne si opozitë do të jemi në kontakt me qytetarët dhe faktorin ndërkombëtar për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje.”
Sigal