Basha: Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Gabon nëse mendon se do ja hedhë Bundestagut

105

Në një konferencë për mediat nga selia e PD, Lulzim Basha komentoi zhvillimet e fundit në vend dhe përplasjet Kuvend-Presidencë për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kryedemokratit, Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe sjellja e tij, sipas Bashës, po pengon rrugën europiane të Shqipërisë

“Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Duke nisur nga 30 qershori, synimi për kapjen e Presidencës, por është edhe një nga kushtet e Bundestagut dhe Europës. Nëse mendon se do ja hedhë Bundestagut me makinacione, e ka gabim. Është institucioni më i informuar për atë çfarë po ndodh në Shqipëri.

Për interesat e tij personale po pengon rrugën europiane të Shqipërisë.

Shqipëria ka nevojë jetike për një drejtësi të pavarur. SPAK dhe BKH janë jetike”, u shpreh Basha.