Basha: Rama dhe Tahiri po sabotojnë hetimet për Shullazin

482
Partia Demokratike do të ndjekë me vëmendje procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, pasi siç tha Lulzim Basha, Edi Rama dhe Saimir Tahiri po përpiqen të sabotojnë hetimet.
“Prej 2 vitesh Partia Demokratike ka denoncuar lidhjen e krimit me Edi Ramën, kemi denoncuar për epideminë e gjobvënieve, tritolit, kërcënimeve dhe rrëmbimeve. Edi Rama dhe Samir Tahiri janë në këmbë dhe po bëjnë gjithçka që Shullazi të mos thotë ato që di. Janë në këmbë për të ndalur dhe sabotuar këtë hetim, kjo është tronditëse, por e vërtetë”, tha Basha. Në përfundim të mbledhjes javore të grupit parlamentar, kreu i opozitës ripërsëriti se gjyqi ndaj Shullazit është një pikë kthese edhe për reformën në drejtësi.
“Gjyqi është një një provë në vigjilje të reformës në drejtësi për t’u dhënë shpresë e shqiptarëve që lidhjet e krimit me pushtetin nuk mund të jenë përherë mbi ligjin”, u shpreh ai. Basha iu rikthye një kërkese të hershme të Partisë Demokratike për largimin e Saimir Tahirit dhe për këtë dha edhe arsyen se përse. “Largimi i Tahirit është parakusht për ecjen normale të procesit Shullazi”, tha Basha.
Sigal