Basha: Rama dhe Tahiri po bëjnë marrëveshje që të shpëtojnë. Ish-ministri ka përgjime për…

557
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke përgëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda për operacionin në Vlorë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe partnerët e huaj.
Por ndërsa Policia e Vlorës deklaroi se është kapur 4.5 ton drogë, Basha me sa duket ‘i trembur’ për një manipulim provash i bën thirrje prokurorisë të administrojë provat dhe të arrestojë autorët.
“Dua ta nis më një përgëzim për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, SHISH dhe partnerët e huaj të cilët bënë të mundur kapjen e një sasie droge rekord në Vlorë, pronë e klanit Tahiri-Habilaj- Rama dhe iu bëj thirrje organeve të prokurorisë të veprojnë pa vonesë për vënien në administrim të provave dhe arrestimin e autorëve. Organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa vonesë për të vënë pas hekurave anëtarë të klanit Habilaj”, deklaroi Basha.
Sigal