Basha: Rama dhe Tahiri krijuan “Republikën e Drogës”

462
Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi sot një tjetër bashkëbisedim me qytetarët për problemin e drogës që sipas tij ka mbuluar vendin. Basha bëri përgjegjës ministrin Tahiri dhe kryeministrin Rama. Sipas tij kjo dyshe krijoi “republikën e drogës”.

“Republika e vjetër ra pre’ e krimit, u shndërrua në strofkën e krimit. Në vetëm 4 vjet ia dolën të shkatërrojnë një shtet të tërë dhe ta kthejnë në mbrojtje të kriminelëve. E nisën duke “ekzekutuar“ kupolën e drejtuesve të lartë të policisë. Kriminelëve iu hap rruga duke spastruar policinë nga oficerët e ndershëm dhe vendosën në kupolën drejtuese njerëz të lidhur me krimin, bandat e drogën. Si u arratis Arben Frroku? Pse u fsheh për 3 muaj kërkesa e ekstradimit të Mark Frrokut? Sepse policia i bindej urdhrave të një ministri të lidhur me kriminelët. Vendosja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ishte pika e parë e planit. Pika e dytë ishte vendosja në drejtimin e policisë elementëve të lidhur me krimin. Kjo solli mbulimin e vendit me drogë, përfitimet e të cilës shkojnë në duart e kupolës kriminale, të lidhur drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin”, deklaroi Basha te çadra e protestës përballë Kryeministrisë.
Sigal