Basha: Rama bëri kurban Canin, Ahmetaj i besuari i bandës plaçkitëse

435
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar largimin e Shkëlqim Canit nga posti i ministrit të Financave si një kurban që Rama bëri për të mbuluar vjedhjet në tatime dhe dogana.
Po ashtu, Basha sulmoi edhe Ahmetajn, ndërsa tha se këto janë arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës
Basha: Edhe pse lufta ndaj korrupsionit është një prioritet absolut sic e vuri në dukje edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Edi Rama mbetet i vendosur në promovimin e vjedhjes dhe hajdutërisë.
Pasi bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana, me caktimin e Arben Ahmetajt si ministër financash, Rama konfirmoi se plaçkitja, zhvajtja, mbushja e xhepave me paratë e shqiptarëve, janë standartet e tij të qeverisjes.
Ahmetaj është ndër më të besuarit e bandës plaçkitëse të Edi Ramës. Ai ka feksur me landfillin e Elbasanit nga ku vidhen 10 mijë euro para publike në ditë, dhe ka shkëlqyer si ndërmjetësi i pazarit të fshehtë, të paligjshëm dhe korruptiv për mega-aferën Skavica.
Basha pati edhe disa akuza për Milva Ekonomin, e cila do të zëvendësojë Ahmetajn në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Kryedemokrati tha se Rama dekoroi modelin e koncesioneve korruptive në shëndetësi.
Basha: Rama dekoroi sot dhe modelin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, një prej vjedhjeve më të mëdha në historinë e vendit ku u ndanë mbi 338 milionë euro me miqtë dhe klientët e tij. Si zv.ministre e Shëndetësisë zonja Konomi ka qenë një punëtore e palodhur në këtë skemë të madhe zhvatje. Për këtë kontribut ajo shpërblehet nga Rama duke u emëruar Ministre e Ekonomisë.
Mesazhi i Ramës është i qartë. Vidh, bëhesh deputet dhe ministër. Vidh më shumë, Edi Rama të beson financat, të beson ekonominë e vendit.
Këto arnime korruptive pasqyrojnë vetëm interesat financiare të Edi Ramës. Ato do ta thellojnë edhe më tej rekordin e vjedhjes, varfërinë dhe krizën që janë produktet e vetme të kësaj qeverie. Ndryshimi i vërtetë nis me largimin e Edi Ramës dhe bandës së tij plaçkitëse.
Sigal