Basha: Rama autor i varfërisë dhe eksodit, fajëson shqiptarët që s’kanë aspirata

432
Sot Edi Rama tha që shqiptarët janë të varfër sepse nuk dinë të aspirojnë. Dhe ashtu si shqiptarët arratisen sot, nga burgu i varfërisë, nga burgu i papunësisë, sot Edi Rama u arratis nga përgjegjësia e tij si burrë shteti, u arratis nga përgjegjësia që ka për t’i drejtuar shqiptarët drejt zhvillimit ekonomik. Sot ai bëri deklaratën e rradhës duke konfirmuar edhe një herë që situata është e rëndë, nuk ka drejtim dhe kjo është arsyeja pse nuk po krijohen vende të reja pune, investimet e huaja po bien, po bie edhe ekonomia përditë edhe më shumë. Po e shohim që po shkon drejt zymtësisë. Nuk është një çudi që edhe zgjedhjet lokale që kemi përpara, me futjen e kandidatit ministër, të jenë një shëmbëlltyrë, një fotokopje e keqe, e keqqeverisjes, e betonit 11 vjeçar të ish-kryebashkiakut Rama. Më 21 qershor shqiptarët duan ta mbyllin një herë e mirë këtë kapitull tallës ndaj dinjitetit të tyre. Tallës ndaj ekonomisë dhe kursimeve të tyre. Mjaft më, nuk mundet një qeveritar, një burrë shteti të tallet në këtë formë me qytetarët dhe jemi të bindur se më 21 qershor do të jetë një mësim shumë i madh për demokracinë shqiptare dhe në veçanti për tiranasit të cilët nuk duan kurrësesi të rishohin edhe një herë betonizimin që ka karakterizuar këtë qytet për më shumë se 11 vite.
Sigal