Basha: Qytetarët në Kavajë e Vorë nevojë për ndihmë urgjente, njerëzit po flenë në makina

499
Sigal

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka parë nga afër mbrëmjen e sotme gjendjen e qytetarëve në Kavajë e Vorë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe lëkundjeve të tjera të mëpasshme, që iu kanë bërë të pabanueshme shtëpitë.

Basha bën thirrje për ndihmë urgjente për qytetarët në këto dy zona, pasi po e kalojnë natën nëpër makina dhe çadra, ndërkohë që kanë nevojë edhe për ushqime.

“Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.
Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.
Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave”, shkruan Basha.

Basha Fb