Basha: Qeveria nuk e njeh meritën, punëson kriminelët në vend të të rinjve

438
Nga Korça, qyteti i Mësonjëtores së parë shqipe, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nisi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë. Për z. Basha, të rinjtë janë zemra e PD-së dhe si të tillë do të qëndrojnë në pararojë të betejës së 21 qershorit, për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, punën dhe dinjitetin.
“Sa herë që dinamika e zemrës e Partisë Demokratike ka ndjekur rrahjet dhe ritmin e zemrës së rinisë, ne kemi dalë fitimtarë” theksoi zoti Basha
Niveli i papunësisë tek të rinjtë është në shifra alarmante, theksoi z. Basha dhe për këtë, vendit i duhet oferta e re e taksave të ulëta, e politikave te zhvillimit dhe e bashkëqeverisjes. Ndërsa të rinjtë e mirëarsimuar rendin rrugëve të Shqipërisë të pashpresë për një vend pune, qeveria promovon kriminelët, theksoi z. Basha.
Plaga e madhe që kemi, 40% e të rinjve të papunë nuk mund të mos jetë prioriteti ynë numër një. Shiko, çfarë rinie të aftë ka Korça! E pse është e nevojshme të merren kontigjente të krimit, si ai i akuzuari për përdhunim e të bëhet punonjës Tatimesh?! Sepse kjo qeveri nuk e njeh meritën, ky është problemi i madh, sepse kjo është një ndër rrënjët e së keqes. Ndalja e së keqes dhe ekuilibrimi i pushteteve janë zgjidhja. Nuk është zgjidhje të largohemi nga Korça, nuk është zgjidhje të largohemi nga Tirana, nuk është zgjidhje të largohemi nga Shqipëria” – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.
Kandidati për kryetar të Bashkisë Korçë ka në prioritetet e tij nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e biznesit. Qindra biznese janë mbyllur në dy vjet, tha Gjergji Mero, ndërsa në Korçë lartësohej kulla e korrupsionit.
“Do të mbështes çdo iniciativë private për hapjen e vendeve të punës, për vende pune për të cilat ka nevojë ky qytet dhe nuk ka nevojë për kulla. Në Korçë, gjatë këtyre dy viteve janë mbyllur 2600 biznese të vogla e të mesme. Duke u mbyllur ato, kanë mbetur me mijëra familje të papuna, jo vetëm të bizneseve që janë mbyllur por edhe të të punësuarve aty. Sot po mbyllen e po largohen shumë njerëz të vetëpunësuar” – theksoi Gjergji Mero.
Zemra nuk i ndahet dhe nga ekipi i futbollit “Skënderbeu”, Gjergji Meros. Ndërsa i kujton tifozit të Tiranës, kryetarit të PD Lulzim Basha se e fituan sërish kampionatin, e garanton se dhe në 21 qershor do të dalë kampion. Në garën e 21 qershorit tha Lulzim Basha, kampione do të jetë PD në Korçë dhe Tiranë, me Gjegji Meron dhe Halim Kosovën.
“Ndoshta juve të Tiranës, nuk ju erdhi mirë që e morëm për herë të pestë titullin kampion por prapë u ndamë miqësisht sepse e lamë ndeshjen barazim me Tiranën, se ju kemi miq dhe ju premtojmë se ashtu si dolëm kampionë në futboll do të dalim kampionë edhe në 21 qershor”
Basha: Vetëm se në 21 qershor, do dilni kampionë edhe ju, edhe doktor Halimi!
Sigal