Basha: Qeveria e ktheu vendin 25 vite prapa, të enjten të ngrihemi në këmbë

417
Kryetari i PD-së përsëriti sot thirrjen drejtuar mbështetësve për tiu bashkuar protestës që do të mbahet të enjten më 17 dhjetor.
Përmes një deklarate Basha thotë se për dy vite, jo vetëm nuk bënë asnjë hap para, por e kthyen vendin 25 vite pas, në kohën e eksodit të madh.
“5 vjet me pare, fale reformave, seriozitetit e angazhimit te Partise Demokratike ra izolimi i fundit i Shqipërisë, dhe shqiptarët fituan të drejtën e lëvizjes në Europë pa viza. Sot asnjë hap i ri nuk është bërë në drejtim të integrimit, në të kundërt, për shkak të keqqeverisjes, korrupsionit, inkriminimit dhe padrejtësive të Edi Ramës, shqiptarët po braktisin me mijera vendin çdo muaj, të dytet pas sirianeve, duke nxitur diskutime në BE për rikthimin e regjimit te vizave.
Për dy vite, jo vetëm nuk bënë asnjë hap para, por e kthyen vendin 25 vite pas, në kohën e eksodit të madh. Ndaj është koha për ti ndalur, për ti hequr nga rruga jonë europiane. Të enjten populli në këmbë para dyerve të parlamentit”
Sigal