Basha-protestueseve: Të gjithë pas meje për të dorëzuar mandatet

373
Sigal

Ka zgjatur rreth 2 orë, me thirrje të forta “Rama ik”, protesta masive e thërritur nga opozita e bashkuar para Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës se kanë marrë me radhë deputetë të opozitës, e mandej edhe kreu i LSI dhe në fund kryedemokrati Basha, është njoftuar spostimi i protestës.

Në fund të fjalës së tij, Basha ka ftuar gjithë protestuesit ta ndjekin nga pas për të bërë dorëzimin e mandateve të deputeteve, te Kryesia e Kuvendit.

Kujtojmë se aty ndërkohë ndodhej kryeministri Rama, që kishte nisur që prej orës 10:00 në një takim me kreun e Kuvendit, Ruci.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ftuar protestuesit që ti bashkohen për të dorëzuar në mënyrë finale mandatet.

Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt final të dorëzimit të mandateve. Të gjithë pas meje”, tha Basha.