Basha: Protesta tregoi se qeveria Rama-Meta ka marrë fund

480
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me një deklaratë për mediat shprehu mirënjohje për ata që dje lanë çdo gjë dhe “erdhën në bashkimin më të madh popullor”, drejtuan fjalën e gishtin e akuzës ndaj dyshes Rama­Meta si dyshën përgjegjëse për të gjithë të keqen që ka vendin.

“Erdhën për të treguar sëbashku se ka kthim nga gremina në rrugën e mbarësisë. Treguan se ka rrugëdalje nga qorrsokaku. Dëshmuan se bashkimi pa bindje politike është forca jonë”,tha Basha.

Më tej ai theksoi se ata se ngritën barrikadën më të fuqishme popullore në mbrojtje të lirive, virtyteve dhe që përqafuan kauzën e dekriminalizimit të Kuvendit.

“Rama-­Meta ndodhën zi. Qytetarët treguan se të tmerruar janë qeveritarët, Rama e Meta, ankth e mbyllen parlamentin si asnjëherë më parë në 24 vite. I ka bërë me hije ora e sovranit në këmbë e të vendosur për shkak të zullumit të pafre ku janë zhytur. Qeveria e tyre ka mbaruar orën e saj”, tha Basha.

Më tej kreu demokrat ka vijuar duke theksuar se “Shqipëria e Bashkuar në protestë i tha Metës:Ik, hapi rrugë drejtësisë të hetojë. E keqja ka mbërritur në çdo vatër. Shqipëria në Protestë përqafoi kauzën e bashkëpunimit