Basha: Programi fiskal i PD-së, taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9%, TVSH 15%

79
Miliona euro që sot përfundojnë në xhepat e qeveritarëve do t’u kthehen qytetarëve përmes investimeve që hapin vende pune, uljes së çmimit të energjisë, uljes së taksave dhe investimeve për bujqësinë, deklaroi sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha në bashkëbisedim me banorë të qytetit të Lezhës.
Kryetari i PD-së, Basha pasi degjoi ankesat e qytetareve të Lezhes tha se,“me 20 milionë dollarë në vit ne mund të rimbursojmë dhe do të rimbursojmë deri në 300 kw për familjet në ndihmë ekonomike. Këta harxhojnë 80 milionë për luks dhe na thonë ne ku do t’i gjeni paratë? 2.2 miliardë euro të shqiptarëve i kanë zhdukur. Na thonë ne, ku do ti gjeni lekët për të ulur taksat? E pra ne do t’i ulim taksat dhe një pjesë e këtyre lekëve do të kthehet në xhepat e shqiptarëve, do të kthehet në konsum, do të kthehet në fuqi blerëse”. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi dhe ndërmarrjen Eurofish dhe garantoi se qeveria e tij do të jetë në krah dhe përballë biznesit. Taksë e sheshtë 9%, sigurime shoqërore 9%, TVSH 15% është programi fiskal i demokratëve, i cili do të mundësojë punësim me paga dinjitoze, rritje të mirëqenies dhe zhvillimit, tha ai.