Basha: Procedimet penale nuk e ndalin Partinë Demokratike

488
Sigal

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, duke ju referuar shoqërimeve dhe procedimit penal nga policia të disa protestuesve, thotë se asgjë nuk do ta ndalë PD-në për të larguar qeverinë. Basha:“Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit. Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Evropë”. Kreu i Partisë Demokratike thotë se për qeverinë dhe bandat që sipas tij janë të lidhura me të, ka filluar numërimi mbrapsht.