Kryetari i Partisë
Demokratike, Lulzim Basha priti sot Drejtorin e Zgjerimit në Komisionin Europian,
Christian Danielson me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për
hapjen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha
që po has Shqipëria, mbi të gjitha me cështjet që kanë të bëjnë me krimin,
korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me
dekriminalizimin.
Kryetari Basha tha se PD
ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe
është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen
europiane të Shqipërisë. Drejtori i Integrimit në BE, vlerësoi rolin dhe
kontributin e jashtzakonshem të Partisë Demokratike për integrimin europian
gjatë qeverisjes së saj, si dhe ne opozitë, në vecanti për reformën në
drejtësi.
Moszbatimi i ligjit të
dekriminalizimit si provë e mungeses se vullnetit për tu ndarë me krimin dhe
për të respektuar sundimin e ligjit, është një problem i madh për demokracinë
dhe shtetin ligjor, u shpreh z.Basha. Kthimi i drogës në aktivitetin më të madh
prodhues në vend, investimi i krimit të organizuar për të ndërtuar një
infrastrukturë të tërë të prodhimit dhe trafikimit të drogës, dhe mosveprimi i
shtetit ndaj trafikantëve janë indikacione të qarta të rolit nxitës dhe
mbrojtës për këtë aktivitet nga segmentet më të larta shtetërore, theksoi kreu
i opozitës. Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira në
kushtet kur procesi zgjedhor kërcënohet nga droga me mbeshtetje qeveritare, u
shpreh z.Basha.
Kryetari i Partisë
Demokratike dhe Drejtori për Zgjerimin bashkndane vlerësimin se vëmendja
maksimale për cështjet e mprehta që po vuan vendi, si droga dhe krimi i
organizuar, zgjedhjet e lira dhe lufta kundër korrupsionit, është e nje
rëndësie kardinale në përballimin e këtyre sfidave.