Basha pret ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu në zyrën e tij

471
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur që këtë fillim jave ta nis me një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu.
Mësohet se takimi mes dy zyrtarëve po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike. Ndërkohë, më herët Lu i ka bërë thirrje Bashës që të ndërpresë bojkotin dhe opozita të kthehet në Kuvend që t’i hapet rrugë dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

Ky takim vjen pas darkës që zhvilloi mbrëmë kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij në qeveri, Ilir Meta, ndërsa në fokus është e ‘fati’ i koalicionit PS-LSI.

Sakaq, opozita prej 18 shkurtit është hedhur në protestë, ku kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë teknike.
Sigal