Basha: Pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë me drogë në vitin 2016

424
Sigal

Lulzim Basha tha se
sipërfaqja e mbjellë me drogë në vitin që lamë pas është pesëfishuar.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi: “Sot nuk ka dy të vërteta për drogën.
Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016; Nuk ka dy të
vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon
vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri. Sot nuk ka dy të
vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe
koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e
përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e qeverisë dhe
Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!”

“Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse
nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk
ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve”, shtoi Basha.