Basha: Përveç taksës së tokës, në fshat nuk do të paguhet taksë tjetër

476
“Përveç taksës së tokës prej 350 lekësh, asnjë taksë tjetër nuk do të paguhet në fshat” , është shprehur kreu demokrat Lulzim Basha, gjatë takimit me banorët e fshatit Vranisht. Në programin e demokratëve parashikohet rritje e financimit për bujqësinë, ulje e çmimit të naftës dhe ndaljen e konkurrencës së pandershme nga kontrabandistë që sjellin prodhimet nga jashtë, pa doganë e pa taksë. Fermerët i treguan  Bashës mollët që po u kalben për të dytin vit me radhë në mungesë të tregut dhe pse ato shiten me çmime simbolike dhe shumë poshtë kostos që këtë vit është rritur edhe më shumë. “Eja me mua dhe shihi mollët. 5 leka është kilogrami i tyre, turp i madh. Gjynah!”, tha një fermer.
Sigal