Basha përuron çerdhen 48: Puna me standard, programi im ambicioz për të gjithë Tiranën

458
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka parë sot nga afër përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e çerdhes numër 48, në njësinë bashkiake numër 4, një investim prej 15,8 milionë lekësh. Çerdhja 48 akomodon rreth 110 fëmijë të ndarë në 4 grupe. Në këtë çerdhe janë riorganizuar ambientet e brendshme, për të krijuar hapësira të përshtatshme për fëmijët. Ambientet e fjetjes dhe të lojës janë shtruar me parket druri. Sistemi i ngrohjes do të jetë me peletë. 
“Çerdhja nr.48 ka përfunduar, u shërben 110 vogëlushëve dhe siç e shihni puna është bërë jo vetëm me standarde por me pasion. Vogëlushët e kësaj çerdhe, sikundër edhe vogëlushët e mbi 60 çerdheve, kopshteve si dhe nxënësit e shkollave 9 vjeçare e të mesme gëzojnë sot standarde bashkëkohore, falë programit tonë të ndërhyrjes i cili është cilësor por në tënjëjtën kohë është edhe sasior sepse është shtrirë në të gjithë qytetin e Tiranës, duke u ofruarsot dhe do tu ofroje dhe me pas të gjithë fëmijëve të Tiranës dhe nxënësve të Tiranës kushteshumë më të mira në çerdhet, kopshtet, shkollat e tyre. Megjithatë, puna vazhdon në të paktën 25 çerdhe e kopshte, puna është drejt përfundimit apo gati për të filluar menjëherë pas përfundimit të procedurave të prokurimit.”Në katër vjet janë kryer investime më shumë se në 8 vitet e mëparshme në shkolla, kopshte dhe çerdhe dhe kjo, siç tha zoti Basha, kërkon vullnet dhe vendosmëri për t’u shërbyer qytetarëve. Zoti Basha i ka kujtuar dhe kryetarit të ri të bashkisë që çerdhja 48 është e mbaruar dhe nuk ka nevojë të ndërtohet, siç e premtoi në fushatë.
“Kjo sigurisht kërkon një vullnet të mbarë politik, kërkon që gjërat të shihen me realizëm, çfarë është bërë dhe është bërë shumë mirë vlerësohet, çfarë mbetet për tu bërë, të bëhet. Për shembull, rasti i çerdhes 48, rasti konkret, se sa keq mund të shkojnë gjërat, kur je i painformuar. Të paktën këtë çerdhe kryetari i ri i bashkisë nuk do të duhet ta ndërtojë, siç premtoi gjatë fushatës elektorale, por ato të tjerat që i ka gati me projekte, uroj që të nisë punën që ditën e parë të tij të punës.”Dhjetëra projekte të tjera në infrastrukturë, rrugë dhe rikualifikim urban janë në proces ndërtimi dhe rehabilitimi në qytetin e Tiranës dhe dhjetëra të tjera në proces prokurimi, ku puna pritet të nisë gjatë vjeshtës. Sipas planifikimit afat-mesëm buxhetor 2015-2017, Bashkia e Tiranës ka në zbatim 25 projekte rikualifikimi urban dhe investime rrugore dhe 8 në proces prokurimi.
“Situata është e njëjtë edhe për punën, sa u përket rrugëve, shesheve urbane anembanë qytetit, ku përveç qindra punëve të përfunduara nga Bashkia e Tiranës, puna vazhdon edhe në këto ditë të nxehta në mbi 25 rrugë dhe hapësira urbane të qytetit, blloqe urbane të qytetit, ndërkohë 8 të tjera janë në proces prokurimi dhe puna do të fillojë brenda muajit shtator. 30 të tjera janë gati për prokurim dhe uroj që do të prokurohen brenda këtij viti, në mënyrë që programi im ambicioz për të shtrirë urbanizimin e vërtetë me standarde europiane në çdo lagje të qytetit të Tiranës të shkojë ashtu siç është planifikuar, brenda përfundimit të plotë, brenda dy vjeçarit të ardhshëm. Siç thashë, bashkia vijon të jetë në punë çdo ditë dhe unë do të jem në krye të punës deri në ditën e fundit të mandatit që më kanë dhënë qytetarët e Tiranës” – theksoi zoti Basha. I pyetur nga gazetarët, kryebashkiaku Basha ka theksuar se precedenti i tmerrshëm i vitit 2011 ku në bashki nuk ishte askush, nuk kishte asnjë projekt dhe çelësat e zyrave i mbante roja nuk do të përsëritet më. I gjithë stafi do të jetë në punë dhe kryebashkiaku i ri do të ketë të gjithë dosjet e punës në tavolinë.
“Kryetari i Bashkisë që do të marrë detyrën do të ketë të plota dosjet e punës, do të ketë të gjithë drejtuesit e sektorëve në detyrë, të gjithë drejtuesit, drejtorët e bashkisë do të jenë në detyrë. Pra, një gjë të siguroj, që precedenti i tmerrshëm i tokës së djegur të vitit 2011, nuk do të përsëritet” – deklaroi kryebashkiaku Basha.
Sigal