Basha: Përshkallëzim mosbindjes civile

438
Kryetari demokrat thotë, se negociatat dështuan për faj të Ramës, ndërsa fton mbështetësit të vazhdojnë qëndresën

Pas dy takimeve me negociatorët e Parlamentit Europian dhe pas bisedës në zyrën e Berishës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur fjalën e tij në “Çadrën e Lirisë”, duke theksuar përshkallëzimin e mosbindjes civile. Lulzim Basha tha se përpjekjet e negociatorëve dështuan dhe se nuk u arrit një marrëveshje, pasi Rama nuk pranoi kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Kryetari i Partisë Demokratike bëri me dije se do të vijojnë me betejën e tyre deri në mosbindje civile.

“Më lejoni ta nis fjalën time sonte me një falënderim dhe mirënjohje të thellë për McAllister si dhe për Fleckenstein të cilët erdhën sot në Shqipëri dhe nuk kursyen asnjë përpjekje për të kontribuar në zgjidhjen e krizës që ka pushtuar vendin tonë. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve nuk pati sukses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike të zgjedhjeve të lira si zgjidhjen e vetme por edhe si zgjidhjen e ndershme për të krijuar kushte dhe premisa për zgjedhje të lira dhe të ndershme duke zbatuar ligjin e dekriminalizimin, duke luftuar drogën”, tha Basha. Ai shtoi se ky refuzim ka për bazë frikën e Ramës për të lëshuar karrigen kryeministrore. “Partia Demokratike ka rënë dakord me një numër të madh propozimesh teknike që do të ndihmonin në procesin e dekriminalizimin. Qytetarët e thjesht dhe PD nuk mund të pranojnë kurrë që këto detyra Edi Rama nuk i kreu gjatë kohës që ishte në qeverisje, duke kthyer Shqipërinë në një hambar droge. Ky njeri që dështoi të kryente detyrën e tij në katër vite, nuk do të mundet ti bëjë këto në 4 javë që i kanë mbetur. Kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbetet qeveria teknike”, nënvizoi Basha. Gjithashtu, kreu demokrat foli edhe për vetingun. “Dua po kështu të denoncoj aktin e turpshëm të kondicionimit të luftës kundër drogës dhe dekriminalizimit me gjoja votën e vetingut. PD angazhohet se në një qeveri teknik të zbatohet ligji i dekriminalizimi, të nis zbatimi i vetingut të 21 korrikut dhe lufta e drogës. Edi Rama nuk do zgjedhje të lira sepse i trembet demokracisë së vërtetë. Në këtë përballje ka patur dhe do ketë jo vetëm opozitën po gjithë popullin. Ne s’do pranojmë zgjedhje të blera nga droga. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa kthim betejen tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për veting të vërtet, sipas votimit të 21 korrikut”, tha Basha. Ai ftoi mbështetësit të përgatiten për qëndresë. “Ne të bëhemi gati, se shembulli i kësaj lëvizjese frymëzon sot çdo shqiptar në Evropë. Të vendosur do të vazhdojmë qëndresën tonë. Javën e ardhshme do të nisim përshkallëzimin e mosbidjes civili për t’i treguar Edi Ramës se koha kur bëheshin votime dhe jo zgjedhje ka marrë fund njëherë e mirë. Republikën e re nuk ka forcë që ta ndajë”, ka thënë Basha në “Çadrën e Lirisë”.
Sigal