Basha: Përfshirja e efektivit të FA në trafik njollosin MM dhe Shqipërinë

456
Sigal

TIRANË – Kreu i opozitës, Lulzim Basha përmes rrjetit social “Facebook” ka reaguar për përfshirjen e efektivit të FA në trafikun e drogës duke theksuar se kjo njollos rëndë emrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Perfshirja e efektivit te FA ne trafikun nderkombetar te droges ashtu si avionet e droges nje vit me pare ne aeroportin ushtarak te Gjadrit, njollosin rende emrin e Ministrise se Mbrojtjes dhe te Shqiperise ne arenen nderkombetar.

Paaftesia per te zbuluar trafikun ne zemer te vendit dhe te institucioneve tradhton syshkeljen qeveritare ndaj narkotrafikut. Keto fakte dhe pasioni per emerimin e boseve te krimit dhe droges ne parlament, qeveri dhe administrate publike jane kembanat e perballjes me kriminalizimin e shtetit shqiptar.

Kjo eshte fytyra e te keqes, qe te gjithe se bashku duhet ta shkulim me rrenje.”- shkruan Basha në rrjetin social “Facebook”.