Basha: PD s’do lejojë të votojnë votuesit e listave fiktive

508
“Partia Demokratike nuk do të lejojë votimin e personave të regjistruar në mënyrë fikitive”. E deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha për gazetarët pas një takimi që ky i fundit pati me vëzhguesit e KiE.
“Me vëzhguesit e KiE folëm për gjithçka, për shqetësimet tona. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë votues që është vendosur me hir apo me pahir në Durrës apo Kavajë që do të lejohet të votohet nëse nuk ëshë i regjistruar sipas ligjit. Komisionerët tanë nuk do lejojnë votimin e personave të regjistruar në mënyrë fiktive” tha Basha.
Basha tha se kishte marrë garancinë që në çdo bashki vëzhguesit ndërkombëtarë të monitorojnë çdo qendër votimi dhe i bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht të votojnë të dielën.
Në fund apelin e mbylli me një thirrje për të votuar kandidatët e PD-së për kryetar bashkie duke nisur nga Halim Kosova në Tiranë dhe në të gjithë qytetet e tjera.
“Mora garancinë se në çdo bashki vëzhguesit ndërkombëtarë do të monitorojnë çdo Qendër votimi. I bëj thirrje që masivisht të votojnë ditën e dielë. Askush nuk e cënon votën tuaj. PD ka marrë masa për ruajtjen e votës dhe një proces të rregullt zgjedhor. Bashkë me BE OSBE do garantojmë një proces ku cdo qytetar t’i mbrohet vota. Dilni e votoni lirisht për zgjedhjen e kandidatëve tuaj. Votoni kandidatët tanë Halim Kosova në Tiranë dhe kandidatët e PD-së në të gjitha qytetet.
Sigal