Basha: PD po përgatitet fuqishëm për përballjen e ardhshme elektorale

45
Duke folur për riorganizimin e strukturave mbrëmjen e së shtunës, kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se PD është e vendosur të arrijë përmirësime në nivel organizativ. “Primare për ne është gjetja e rrugës për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ka nisur puna për paketën e shpëtimit kombëtar”, ka deklaruar Basha. Kreu i forcës më të madhe të opozitës ka nënvizuar se, PD po përgatitet fuqishëm për përballjen e ardhshme elektorale.