Basha: PD nxjerr sot prova të forta, si e mbrojti Fatmir Xhafaj vëllain trafikant

648
Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit bëri një akuzë të fortë ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas Bashës, ministri ka falsifikuar dokumente për të mbrojtur vëllain e tij trafikant droge.
“PD do provojë sot me dokumente se si Fatmir Xhafaj Kryetari i Reformës në drejtësi ka falsifikuar kodin e procedurës penale, nenin 491 duke falsifikuar dokumente zyrtare, pwr tw mbrojtur vwllain e tij trafikant droge, Agron Xhafaj”,- tha Basha.
Sipas tij, Xhafaj ka të gjithë përgjegjësinë që e ka fshehur të vëllain në Shqipëri. “Është detyra e tij dhe vartësve të tij të verifikonin dënimin e vëllait, ta arrestonin dhe ekstradonin që të vuante dënimin në Itali”,- shtoi kryedemokrati.
Kryedemokrati tha ndër të tjera që prokuroria italiane ka arritur të mbledhë prova të mjaftueshme për vëllain e ministrit të Brendshëm falë përgjimeve telefonike.
“Në dosjen e siguruar nga PD-ja, rezulton se vëllai i Xhafajt rezulton të jetë dënuar për trafik droge, se është drejtues i një organizate kriminale që vepron mes Shqipërisë, Italisë, Polonisë dhe SHBA-ve. Po ashtu Agron Xhafaj thuhet të jetë edhe furnizuesi i organizatës kriminale me heroinë, kokainë dhe hashash. Xhafaj këtu në këtë sallë mohoi dënimin e vëllait të tij tha se çështjen e kishte sajuar opozita. Dje PD publikoi vendimin e dënimit të Agron Xhafaj dhe dosjen e plotë të tij për trafik droge i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim. Vetëm në mbrëmje Xhafaj gjeti kurajën të pranonte se vëllai i tij ishte në kohën dhe vendin e gabuar. Faktet tregojnë se është drejtues i një organizate kriminale, është furnizuesi i organizatës me heroinë, kokainë dhe marijuanë. Dje iu bë publik vendimi i gjykatës italiane. Agron Xhafaj është një person i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Këto janë faktet, në vendin e gabuar në kohën e gabuar, por këto janë fakte. Kjo dosje tregon qartë se Agron Xhafaj është dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal. Janë bërë përgjime telefonike për 1 vit e gjysëm nga prokuroria italiane, janë nxjerrë prova që ai trafikonte heroinë, hashash e kokainë”,- tha Basha.
Sigal