Basha: PD nuk është parti që bën “koka turku”

440
Kreu i PD Lulzim Basha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas takimit me Presidentin e Parlamentit Europian Martin Shulz deklaroi se në partinë e drejtuar prej tij nuk ka prerje kokash. I pyetur për zërat për aleancë të mundshme me LSI Basha tha se PD nuk bën zgjedhje mes dy të këqijave, por ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar çdo të keqe.
Lulzim Basha: Spekullimet për “koka turku” bëhen për tirazh, sepse PD nuk ka qenë dhe nuk është parti që bën koka turku, por është një parti që merr përgjegjësi , merr vendime, konfirmon besimin aty ku besimi është dhënë rivendos besimin aty ku besimi duhet vendosur. PD nuk bën zgjedhje mes dy të keqijve, zgjedh të keqen më të vogël për shqiptarët, ka zgjedhur të jetë në krah të shqiptarëve për të luftuar cdo të keqe. PD dhe demokratët nuk kanë interes kryesor ti hipin kalit të pushtetit por kanë interes të heqin zgjedhën e atyre që kanë shaluar shqiptarët duke kapur shqiptarët, duke kapur zgjedhjet dhe institucionet, duke punësuar krimin dhe duke ngritur nivelin e korrupsionit në nivele të panjohura. Pra ne kemi një beteje misionare, një beteje për interesat e shqiptarëve dhe aleancën tonë e kemi me shqiptarët.
Për reformën në drejtësi sic keni parë me ndërhyrjen e SHBA dhe BE dje është qartësuar ajo që na u dha ne. PD ka qenë dhe është e gatshme të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
Sigal