Basha: PD do të subvencionojë energjinë për familjet në nevojë dhe prodhuesit

456
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, vijoi takimet në Shkodër, me një biznes fason, pronari i së cilës thotë se taksat e larta, çmimi i lartë i energjisë, ulja e euros janë duke e shkatërruar financiarisht. Pronari i fasonerisë: Na duhet që të bëjmë ndryshim! Jemi në kolaps të plotë. Mezi përballojmë shpenzimet. Energjia është rritur 43% që nga 2013-a. Kemi karburantin me çmimin më të lartë, i cili është gjenerator i prodhimeve tona. Tatim-fitimi është rritur nga 10 në 15, duhet të shihet sepse jemi vërtetë në një problematikë financiare. Lulzim Basha: Si mundet një biznes i ndershëm të konkurrojë me një kontejner bananesh nga Venezuela? E keni parasysh për çfarë e kam fjalën. Nëse ai sjell qindra milionë euro drogë, ai ka shkatërruar tregun. Ka prekur këmbimin euro-lek që ndikon tek dhjetëra mijëra të punësuar, në veçanti sektorin e fasonëve. Kjo është çështje duhet të zgjidhet nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm. Çështje e vullnetit politik për të luftuar krimin. Hapi i parë për këtë është ndarja e politikës nga krimi. Masat ekonomike. Hapi i parë që do të ndërmarrim është: Ulja me 300 lek e çmimit të naftës. Subvencionim i energjisë për shtresat në nevojë dhe veprimtaria prodhuese. Me këtë ia dalim të zbusim dhimbjen e shtresave në nevojë dhe së dyti t’ju bëjmë konkurrues. Taksë e sheshtë 9%. 9% taksë e sheshtë do të thotë që të gjitha taksat e mbledhura që i çon në drejtim të pa ditur do të mbeten në dispozicion të sipërmarrjes.