Basha: PD dakord me draftin amerikan për Byronë e Hetimit, për reformën nuk ka konsensus

500
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se është ai e vetmja “pengesë” për realizimin e reformës në drejtësi.
Nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat, Basha e ftoi Kryeministrin të ulen dhe të gjejnë konsensusin për reformën.
Basha:Pengesa për reformën në drejtësi e ka emrin Edi Rama. Alibitë dhe alibirat nuk vlejnë më. Korniza është e qartë, Venecia solli opinionin e saj, raportërët erdhën dhe shkuan, ne presim dhe opinionin final por pata e kapjes së drejtësisë nuk do t’ia bëjë vezën e artë Edi Ramës, drejtësia shqiptare nuk do të kapet.Tani është momenti që të dalë dhe të flaës qartë, pa u fshehur ps ekspertëve, të dalë dhe të thotë nëse e do reformën në drejtësi, e ka me të vërtetë, apo e kishte dhe e ka një alibi sepse i leverdis drejtësia e kapur, e shantazhuar, drejtësia si alibi dhe jo si fakt. Nëse po, përsëris ftesën të ulemi dhe të bisedojmë me konsensus, tu ofrojmë shqiptarëve një drejtësi të pavarur, të pastruar nga korrupsioni dhe të pa kapur politikisht.
Shefi i opozitës tha se PD ka rënë dakord dhe me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për byronë e hetimit, e cila sipas tij po zvarritet nga kryeministri Rama.
Basha: Edhe për çështjet që kemi rënë dakord Edi Rama zvarritet.Është dita të themi se PD ra dakord me draftin e propozuar nga ekspertët amerikanë për byronë e hetimit, e drejtuar nga Prokuroria, e trajnuar nga qendrat më të specializuara të botës dhe me një mandate të qartë hetimin e korrupsionit në nivele të larta. Kemi 3 muaj që kemi dhënë dakordësinë.Ky zotëri që çirret nga mëngjesi deri në darkë për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi pse nuk e jep dakordësinë? Çfarë e pengon, kush e ka kapur për xhakete, kush jam mban dorën? Forcë e madhe duhet të jetë ndërsa ka 4 muaj që refuzon partnerin tonë strategjik SHBA në një objektiv po kaq strategjik siç është lufta kundër korrupsionit.
Basha tha se PD do të bëjë gjithçka që kjo reformë të bëhet dhe se opozita po ofron bashkëpunim por Kryeministri refuzon.
Basha: Marrëveshja jo si pazar të viteve ’30 apo ’31 por një vlerë politike që çimenton besimin e publikut në një reformë që bëhet për publikun, qytetarët, jo politikën dhe politikanët. Ja kam ofruar dhe vazhdoj ti ofroj, ndonëse në rrethana normale vendi është mësuar që Kryeministri ofronte dhe kryetari i opozitës refuzonte.Jemi në një situatë absurde, opozita ofron bashkëpunimin dhe Kryeministri i vendit e refuzon atë duke luajtur bllofin me 64 vota.64 vota të gjithë e dimë se nuk shërbejnë për të kaluar reformën në drejtësi por shërbejnë për të djegur reformën në drejtësi e për tu shërbyer kapriçove politike të një qeverie të dështuar në të gjitha planet dhe të braktisur nga opinioni publik, votuesit, pritshmëritë e të cilëve kanë takuar dhe takojnë zhgënjime në të gjitha fushat. Por shpëtimi nuk mund të jetë reforma në drejtësi, ajo duhet të kryhet dhe opozita shqiptare, PD, unë personalisht, jemi të gatshëm të bëjmë gjhithçka për reformën në drejtësi. Raporterët e Venecias e kanë zhgënjyer përsëri zotin. Kryeministër kur deklaruan në Tiranë se nuk është çështje numerike 2/3 apo 3/5, por çështje vlere, parimi, përfshirje substanciale e opozitës, pjesmarrje konsensuale në reformën në drejtësi. Duhet dhe mund të bëhet vetëm përmes konsensusit. Nuk ka përpjekje për konsensus dhe as dialog.
Sigal