Basha pas takimit me Nuland: Mora mbështetjen për dekriminalizmin

454
Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me Victoria Nuland në një deklaratë për mediat tha se mori mbështetjen për dekriminalizimin dhe problemet e tjera që e shqetësojnë opozitën, kryesisht në procesin zgjedhor të 21 qershorit.
Lulzim Basha: Dua të falenderoj Nuland për vëmendjen që i jep shqipërisë dhe për mbështetjen që jep popullit shqiptar në kauzoën e shtetit ligjor, korrupsionit dhe krimit që siç i ka cilësuar ajo janë dy tumoret kancerozë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Pata mundësi të njoh me sitautën e fundit duke filluar me zgjedhjet e 21 qershorit ku për fat të keq paralajmërimi i Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan u vërtetua. Pavarësisht thirrjeve nga ligjëvënesit amerikanë që të organizohej një proces ku publiku dhe qytetarët të kishim besim në votën e tyre dhe mos prekjen e votës së tyre. Një proces ku mos të kërcënoheshin dhe të viheshin në presion institucionet zgjedhore, zgjedhësit, komisionerët dhe opozita, për fat të keq sic vërteton edhe raporti i OSBE ODIHR, ishte pikërisht kjo që ndodhi, pati blerje të votës, pati presion, pati përfshirje masive të kontigjenteve kriminale si dhe kandidim të personave me rekorde kriminale.
Kam marrë mbështjetjen e plotë për përpjeken e PD për të trajtuar këto probleme të demorkacisë. Pikë së pari për dekriminalizmin. Kushdo që aktualisht është anëtar i parlamentit që ka rekorde kriminale të ndalohet nga mbajtaje ushtrimit të funksioneve përkatëse.
Sigal