Basha paralajmëron zyrtarët: Po blini burgun. Kallëzim penal për arkitektin danez të Teatrit

499
Sigal

Një paralajmërim të fortë për zyrtarët aktualë ka bërë lideri i demokratëve Lulzim Basha në konferencën për media këtë të premte.

“Askush nuk ka për ti gëzuar paratë e vjedhura, e kam theksuar se PD dhe opozita do të fillojë hetim penal dhe auditim të gjithë koncesioneve, lejeve, kontratave të dhëna nga qeveria bandë.

Do gjurmohet çdo burim parash, individ shtetëror dhe provat, në vend, në Danimarkë, Itali, Kroaci, Singapor e kudo që të jenë dhe të fshihen ata dhe pasuritë e tyre në emrin e tyre apo në emra të tjerë”.

Sakaq, Basha lajmëroi se brenda javës së parë të shtatorit do depozitohet kallëzim penal për në prokurorinë shqiptare dhe atë daneze për arkitektin danez të Teatrit Kombëtar.

“Brenda javës së parë të shtatorit prokurorisë shqiptare dhe asaj daneze do ti depozitohet denoncimi për projektin mafioz të arkitektit danez për Teatrin kombëtar.

Kallëzim penal për arkitektin e korruptuar në funksion të vjedhjes dhe grabitjes mafioze të Teatrit Kombëtar, Bjorken dhe korporatën e tij.

Edhe sa i përket mafiozëve kroatë të aferës së Ramës me kasat fiskale dhe një tjetër përfshirje në një skenë gjigande korrupsioni, për arkitektin Kazamonti që duket se do të marrë përsipër të njëjtën skemë korruptive të universiteti i arteve”, tha Basha.