Basha paralajmëron Ramën: Tani po të drejtohem drejtpërdrejt për të të thënë se…

519
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit Edi Rama kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj shqiptarëve. Basha në një status në Facebook i bën thirrje kreut të qeverisë që të heqë dorë nga kërcënimet dhe mos të kërkojë të përçajë shqiptarët.
Edhe më herët në një bashkëbisedim me artistët në çadrën e protestës, Basha tha se shqiptarët nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës, demokratë e socialistë janë të bashkuar në kauzën e tyre për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Deklaratat e ditëve të fundit të Edi Ramës për qëndresën e qindra mijëra shqiptarëve kundër qeverisë së tij kanë qenë përçarëse dhe përçmuese ndaj tyre. Në emër të tyre i drejtohem drejtpërdrejt Edi Ramës:
Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne, që ti na quan të mjerë, vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që pranojmë dhe nuk do të lejojmë një një gjë, qeverinë e lidhur me krimin dhe krimin e bërë njësh me pushtetin. Unë jam me të mjerët dhe ne jemi shumica e bashkuar për Republikën e Re, kurse ti ke zgjedhur milionat e kriminelët e parfumosur,” shkruan Basha në Facebook.
Sigal