Basha paralajmëron Ramën: Do ta paguash shtrenjtë dhunën ndaj qytetarëve dhe plagosjen e policëve

431
Sigal

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, ishte  i pranishëm mbrëmjen e djeshme në protestën banorëve tek Unaza e Re dhe paralajmëroi kryeministrin Rama se do të paguajë për çdo gjë. Basha: “Njeriu që frymëzoi dhunën me gjuhën e tij të konfliktit dhe sharjet rrasiste të qytetarëve është kryeministri i vendit. Rama mban përgjegjësi dhe do ta paguajë shtrenjtë për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, gra me brinjë të thyera. Ai do të paguajë edhe për gishtat e polices së plagosur në detyrë. Ky njeri i papërgjegjshëm, po përdor sot për vjedhjen e 40 milionë eurove, të cilët paguhen nga qytetarët. Po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen dhe së dyti po përdor propagandën për të vendosur policinë dhe qytetarët përballë. Njeriu që po shkel ligjin është Edi Rama. Vija e kuqe u shkel kur u vuri kryqe boje shtëpive të qytetarëve. – deklaroi Basha.