Basha paralajmëron: Agim Hoxha, shefi i Komisariatit 4 shumë shpejt do përgjigjet para ligjit për dhunën ndaj grave

995
Sigal

Kreu i PD-së, Basha, ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit, në aksionin e policisë së rendit dhe asaj bashkiake për prishjen e banesave.

Basha: Dhunuesit që shqiptarët panë sot duke rrahur një grua të dëbuar me forcë nga shtëpia e saj, dhe duke goditur përfaqësuesit e opozitës në mbështetje të banorëve te dëbuar, janë fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i Komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqësueset gra të opozitës. Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin e tij të paligjshëm, veçse duke përdorur dhunën: Dhunë kundër qytetarëve, dhunë kundër gazetarëve, dhunë kundër kundërshtarëve politikë, dhunë kundër Kushtetutës. Dhunë ndaj kujtdo që i tregon ligjin Edi Ramës, qoftë ky artist që mbron teatrin, qytetar që mbron shtëpinë apo opozitar që mbron të drejtat e qytetarëve. Thirrja ime për çdo shqiptar është: Të qëndrojmë në këmbë! Të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur për t’i dhënë fund dhunimit të Shqipërisë nga një grup banditësh me pushtet të vjedhur e të blerë me krimin. Së bashku do të bëjmë të mundur që dhunuesit e shqiptarëve, nga Edi Rama deri tek banditët me uniformë, të japin llogari para ligjit për çdo padrejtësi!