Basha, para protestuesve: Sheshi i vendimit të madh

637
Partia Demokratike do të mbajë sot në Tiranë protestën e paralajmëruar kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët do të marrin një vendim të madh.
Ora 12:27
Sheshin e vendimit të madh për vendin dhe gjithë shqiptarët e ka quajtur Basha protestën e sotme të PD, bashkimin më të madh popullor që ka njohur vendi.
Ora 12:18
Ndërkohë që mbahen fjalimet e planifikuara të protestës, në drejtim të Kryeministrisë janë hedhur shashka dhe shishe plastike.
proteste PD
Ora 11:59
Nisin fjalimet në podiumin para Kryeministrisë. I pari e ka marrë fjalën një aktor Besmir Haliti, duke e quajtur Rilindjen, Rivdekje.
Ora 11:50
Mes pankartave të shumta në duart e protestuesve, ranë në sy këta tre dordolecë, me fytyrat e Ramës dhe dy ministrave të tij të superakuzuar nga opozita, Tahiri dhe Beqja.
Ora 11:52
Protestuesit të mbeldhur bashkë kanë populluar bulevardin dhe kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Ndërkohë kanë nisur edhe pikat e para të shiut.
Ora 11:48
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dalë nga selia blu për t’u bashkuar me protestuesit.
Ora 11:30
Ish kryeministri Sali Berisha shkon ne seline e PD-se per tu takuar me kryetarin Lulzim Basha. Militantet ne seline blu e presion me ovacione te medha.
09:38
Ndërkohë që nga rrethet janë nisur protestuesit në sheshin para Kryeministrisë opozita po bën përgatitjet e fundit.
Një flamur i madh po vendoset në podiumin e fjalimeve.
09:18
“Po kërcënohen pronarët e autobusëve”. Kështu ka deklaruar sot kreu i Partisë Demokratike në Berat Gazment Azizi. Ai ka denoncuar sot publikisht një ngjarje sipas tij të paprecedentë, kur tha se pronarët e autobusëve që do niseshin drejt Tiranës me qytetarë që do i bashkoheshin protestës së opozitës, janë kërcënuar.
Sipas Azizit, fill pas këtyre kërcënimeve, pronarët e këtyre mjeteve nuk janë nisur drejt kryeqytetit.
09:15
Raportohet se 3 autobusë jant nisur nga Gjirokastra me rreth 400 persona. Rreth 350 qytetarë raportohet të jenë nisur nga Saranda, ndërsa nga Shkodra janë nisur një numër edhe më i madh, nga 4 deri në 5 mijë persona.
Fluks pritet edhe nga Lezha, parashikohet të nisen 12 autobusë dhe shumë të tjera me makinat e tyre. Plot 6 autobusë janë nisur nga Berati dhe 3 nga Kuçova.
08:00
Autobusë të shumtë mbushur me mbështetës të PD, militantë e qytetarë janë nisur që në mëngjes herët nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e sotme.
Vetëm nga Fieri raportohen të nisur rreth 25 autobusë me protestues. Grumbujt e protestuesve janë parë në pika të ndryshme të qytetit si nga QTU, Fier, nga selia e PD Dega Fier, nga ish-hotel Turizmi, nga kryqëzimi i parkut, kryqëzimi i Grecallisë etj.
SKENARET
Skenari i parë që mund të ndjekin demokratët është që duke filluar nga ora 12:00 dhe deri në mesnatë protestuesit të qëndrojnë në shesh, duke kërkuar zgjedhje të lira me qeveri teknike.
Më pas, në mesnatë të jenë anëtarët e Forumit Rinor Demokrat ata që do të bëjnë rezistencë, duke qëndruar përpara Kryeministrisë gjatë gjithë natës, ndërkohë që të nesërmen t’u ribashkohen protestuesit e tjerë.
Skenari i dytë është ai që opozita të zhvillojë një protestë masive sot, duke nisur në këtë formë një valë të gjatë protestash të përjavshme. Ajo që demokratët thonë me bindje është se kanë marrë udhëzime që protesta të jetë e qetë dhe pa incidente, por kërkojnë të mos provokohen pasi edhe përgjigjja nuk do të mungojë.
Që nga data 1 shkurt, kur në mbledhjen e kryesisë u mor vendimi për të organizuar një protestë mbarëpopullore, aksioni opozitar u zhvendos tërësisht në funksion të saj. Për afro 20 ditë, demokratët kanë shkundur të gjithë strukturat për të siguruar një pjesëmarrje sa më masive në një protestë që për nga përmasat vjen pas më shumë se 1 viti, që nga ajo e 8 dhjetorit 2015.
Por në gjithë këto ditë, kreu i demokratëve, Basha, është kujdesur që udhëzimet për deputetët, sekretarët, kryetarët e degëve, drejtuesit e forumeve rinore dhe përfaqësuesit e strukturave të lidhen vetëm me anën organizative, pa dhënë asnjë detaj për skenarët që do të shoqërojnë protestën. Këtë herë ekskluzivitetin e mbarëvajtjes së protestës dhe mënyrës se si do të orientohen qytetarët në shesh, Basha ka vendosur t’ia besojë vetëm një grupi të ngushtë njerëzish.
ORGANIZIMI
Deputetët e opozitës, përfshirë edhe aleatët e PD-së, do të jenë në krye të grupeve të protestuesve që pritet të mbërrijnë në Tiranë sot, rreth orës 11:00, nga i gjithë vendi. Pritet të jenë rreth 5 pika kryesore, në të cilat demokratët do të grupohen për t’iu drejtuar më pas bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Burime pranë opozitës bëjnë me dije se do të jenë dhjetëra autobusë, që do të vijnë nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar protestës. Degët lokale të PD-së në rrethe kanë bërë thirrje që jo vetëm anëtarësia, por edhe çdo qytetar që do të dëshirojë të bëhet pjesë e protestës të përdorë autobusët që do të vihen në dispozicion, të cilët do të jenë pa pagesë.
Pikat kryesore nga të cilat do të vijnë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë Rruga e Elbasanit, Rruga e Durrësit, sheshi “Skënderbej” dhe pedonalja e Tiranës.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bashkë me një grup të rinjsh do të dalin nga selia blu rreth orës 11:50 minuta për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në pedonalen “Murat Toptani”. Sipas burimeve, Basha do të jetë i vetmi nga demokratët që do të mbajë një fjalim në protestë.
Ndërkohë që peshën kryesore të fjalimeve do ta mbajnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët. Edhe gjatë takimeve me qytetarët, Basha ka theksuar se protesta e sotme e tejkalon përfaqësimin politik.
Burimet nga selia blu bëjnë me dije se protesta do të nisë në orën 12:00, por kohëzgjatja mund të shtrihet edhe në disa ditë. Dy janë skenarët që mund të ndiqen nga PD-ja për ecurinë e protestës, në mënyrë që ajo të zgjasë në kohë dhe të jetë e suksesshme.
Sigal