Basha: Ose të zbardhen vrasjet, ose shteti ka gisht

455
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në Koplik me bizneset e vogla dhe banorët e zonës dhe e ka quajtur si të papranueshëm qëndrimin e policisë, që, sipas tij po thotë se bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin. Kreu i PD ka kërkuar që të zbardhet vrasja e vëllezërve Bilali, duke aluduar se pas saj mund të fshihet dhe vetë shteti.

Basha premtoi taksë e përbashkët vendore dhe qendrore

Një bukëpjekës: Po ecën shumë keq. Shumë njerëz kanë ikur nga Malësia e Madhe. Gjithçka ndikon tek konsumi. Plus që taksat e reja na detyrojnë që çdo ditë të largojmë punëtorët që kemi pasur. Lulzim Basha: Ne duhet të ndalim hemorragjinë e largimeve. Taksa e vetme që do paguani me qeverinë e Partisë Demokratike do të jetë 0,5 % e xhiros, taksë e përbashkët vendore dhe qendrore. Kështu që ju s’do ta keni mendjen tek ryshfeti që kërkon shteti, por do ta keni mendjen vetëm të punoni e të prosperoni.

Basha zbulon deputetin e Shkodrës në dosjen 184: Ta ndalim krimin

Basha tha se duhet të largohen ata deputetë emrat e të cilëve kanë dalë në dosje përgjimesh. Një i tillë tha Basha është deputet në Dukagjin. “Keni ju një trafikant deputet këtu në Dukagjin, i kapur në përgjime në dosjen 184 me Ymer Lalën për të blerë votat në Dibër. Shqipëria nuk është e nuk duhet të jetë me e Paulinëve”,- tha Basha. Basha premtoi shkëputje të lidhjeve të politikës me krimin, nëse vijnë në pushtet. Tre shtyllat kryesore ku do mbështetet qeverisja e djathtë, sipas Bashës janë: Shkatërrimi i monopoleve, barazia para ligjit dhe fund për binomin krim-politikë. “Do jenë bandat që do struken, jo qytetarët”,- tha kryedemokrati Basha.