Basha: Opozita jo pengesë për integrimin, Rama të kthehet nga Brukseli me mend në kokë

455
Sigal

Partia Demokratike ka deklaruar sot se nuk do të bëhet pengesë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, por do të jetë promotore e këtij procesi ashtu siç ka bërë kur ishte në qeveri. Në një konferencë për shtyp, Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke iu referuar takimeve të Kryeministrit Rama duhet të kthehet me mend në kokë nga Bruskeli dhe të heqë dorë nga urrejtja ndaj opozitës. “Qytetarët dhe Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë pengesë për integrimin e vendit. Ajo do të jetë promotore siç ka qenë edhe në qeveri duke miratuar çdo ligj dhe akt që kanë lidhje me këtë proces. Sot PD kërkon nga Rama që ta lexojë drejt e të reflektojë pa humbur kohë mesazhin për fatin e vendit në Bashkimin Europian dhe rolin përbashkues që Tirana zyrtare duhet të luajë në marrëdhëniet me fqinjët në Kosovë, Maqedoni, si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse dhe konfliktuale në detyrën e tij si Kryeministër”, tha Basha, i cili më tej, theksoi më tej se Rama me veprimet e tij konfliktuale dhe përçarëse kundër opozitës po rrezikon integrimin e vendit dhe këtë herë jo si opozitar por si kryeministër. “Uroj që Rama ta lexojë jo si një mesazh rutinë, por para së gjithash si një këshillë ndihmuese dhe qortuese për startin plot qëndrime përçarëse e konfliktuale në detyrën e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave. Rama i shpalli luftë opozitës me deklaratat e tij në sallën e Kuvendit. Në vend që të nxirrte mësime ai thelloi më tej luftë-shpalljen ndaj opozitës me deklaratën e tij të paprecedentë se opozita nuk ka parë akoma se ç’është dhuna, deklaratë nga e cila nuk është tërhequr ende. Rama me vrapin drejt Kryeministrisë nxitoi të heqë foton e presidentit të Republikës si shenjë urrejtje ndaj Partisë Demokratike.  Rama me veprimet konfliktuale dhe përçarëse që po kryen ai po rrezikon të bllokojë përsëri, kësaj radhe si qeveritar kundër opozitës”, shtoi Basha.