Basha: Opozita e bashkuar, me paratë e krimit Rama bleu votën

624
Pas përfundimit të tryezës së partive opozitare, kryedemokrati Lulzim Basha tha se kanë mbajtur një qëndrim të përbashkët që të krijohet një front për të luftuar krimin dhe i sipas tij i bëri një ftesë të hapur çdo partie politike. “Nga tryeza kemi dalë me një vendim të përbashkët dhe qëndrim të përbashkët që sapo është shpërndarë. Është marrë vendimi për krijimin e një fronti opozitar kundër krimit. Pjesë e këtij fronti janë bërë të gjitha partitë që ishin në tryezë dhe ftesa qëndron për çdo parti dhe faktor shoqëror, intelektualë, botë akademike, përfaqësues të medias, sepse Shqipëria ndodhet para një gremine të vërtetë.

Si ndihet dikush që ka denoncuar për 4 vite lidhjet e Ramës me krimit kur këto faktohen? Këtë pyetje nuk ia bëj vetes sime për dhjetëra policëve të ndershëm të policisë, gazetarëve kurajozë, përfaqësuesve të tjerë të ndershëm që në krah të PD-së dhe opozitës kanë bërë betejën kryesore luftën për shembjen e kupolës politike mafioze të drejtuar nga Rama”, u shpreh Basha. 
Sigal